Ne Niko Dovana kombetarja ka zhvilluar testin e fundit para ndeshjes me Francen. Perballe kane patur kuqezinjte e vegjel te U-17. Kuzhe ka dashur te testoje formacionin me te cilin do te luaj kunder gjelave ne Qemal Stafa. Kroati e ka nisur takimin me nje formacion qe mendohet se do te jete edhe ai i ndeshjes me francezet.Ne porte Ujkani dhe perpara tij Cana, Teli, Dallku e Vangjeli. Ne mesfushe, Kuzhe ka vendosur Bulkun, Currin, Agollin dhe Skelen, ndersa ne sulm dyshen Bogdani-Salihi. Ndeshja miqesore ka folur e gjitha per kombetaren e madhe qe ka shenuar kater gola me ane te Bogdanit, Salihit, Viles e Kapllanit. Kuzhe ne fund te ndeshjes vleresoi formen e futbollisteve te tij dhe tha se e pret me optimizem perballjen me Francen.
 |