Ndeshja mes Shqiperise dhe Rumanise nuk do te luhet ne oren 21.00 siç ishte parashikuar, por nje ore me perpara.Nje kaos i vertete ka qene sot persa i perket orarit kur duhej zhvilluar ndeshja. UEFA kishte percaktuar si orar zyrtar oren 21:00. FSHF duke llogaritur rendesine e paket qe kjo ndeshje ka per fatet e grupit D, kishte bere nje kerkese qe ndeshja te luhej nje ore me pare. Rumunet kane rene dakort dhe te henen pasdite u konfirmua ky orar perfundimtar. UEFA ka ndryshuar orarin ne faqen e saj dhe tifozet shqiptar tani duhet te nxitojne nje ore me pare drejt dyerve te “Qemal Stafes” per te pare ndeshjen mes Shqiperise dhe Rumanise.
 |