EURO 2012/ Shqiperi-Rumani 1-1 | ||||
|
Shqiperia vec rezultatit fitoi te rinjte Roshi e Lilaj si dhe Bakajn qe beri paraqitje mjaft te mire. Keta futbolliste treguan se meritojne te jene pjese e rendesishme ne te ardhmen. Sa i perket ndeshjes Shqiperia e nisi dhe ishte nje skuader luftare ne fushe.Ne minuten e 24-t, Hamdi Salihi kaloi kombetaren shqiptare ne avantazh, pas nje goditje kendi te ekzekutuar nga Elis Bakaj. Shkodrani u shkeput bukur me koke, duke lene te shtangur rumunet. Vetem pak minuta me vone, Salihi pati nje rast te arte per te dyfishuar shifrat, por edhe pse me porten e boshatisur, e dergoi topin jashte. Ne pjesen e dyte rumunet reaguan menjehere dhe nisen te ngacmonin porten e mbrojtur nga Saimir Ujkani. Nje gabim ne mbrojtje,solli golin e barazimit. Nje goditje nga kendi dergoi topin tek Lukin qe e coi topin ne rrjete me porten e boshatisur. Ne minutat e mbetura, Kuzhe ka tentuar gjithçka dhe dy-tre momente te rrezikshme u krijuan, por pa rezultat. Takimi u mbyll ne shifrat 1-1, nje barazim qe e çon Shqiperine ne kuoten e 9 pikeve pas 10 ndeshjesh. Ne shume aspekte, edicioni mund te quhet i deshtuar, me vetem 2 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje dhe serish ne vendin e peste ne klasifikimin e grupit. Per t’u theksuar edhe nje moment acarimi i tifozeve, qe hodhen ne fushe tymuese e fishekzjarre dhe qe çuan ne nderprerjen e ndeshjes per dy minuta. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5122 |