HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Stadiumi i ri, 20 mijë vende???
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 06 Qershor 2012 20:51   pdfShtypEmail

stadiumKompania “KMPG”, e cila ka bërë studimin e fizibilitetit apo të leverdisshmërisë, pas autorizimit të UEFA-s dhe FIFA-s, ka sjellë një përllogaritje paraprake për një stadium rreth 20 mijë vendësh.

Gjithsesi, drejtuesit e FSHF-së nuk e kanë pranuar një gjë të tillë, duke kërkuar një stadium minimumi 25 mijë vendësh. Stadiumi aktual "Qemal Stafa" ka një kapacitet prej 19 500 vende në tërësi, por ka shumë mangësi dhe mbi të gjitha ky projekt i ri do të sjellë prishjen e plotë të stadiumit aktual që do të fillojë me shumë mundësi menjëherë pas përfundimi të ndeshjes së tretë eliminatore për Botërorin 2014-të, përafërsisht në muajin tetor 2012.


Arsyeja kryesore që FIFA, UEFA dhe kompania “KPMG” sugjerojnë një stadium rretj 20 mijë vendesh është frika e falimentit financiar të FSHF-së.


Gjithsesi, Federata Shqiptare e Futbollit ka filluar përpjekjet për sigurimin e kredisë që do t'i jepte mundësinë për ndërtimin e stadiumit.


Pak ditë më parë, në zyrat e FSHF ka mbërritur një ofertë nga një shoqëri investimesh zvicerane, sipas së cilës kjo kompani krediton për ne deri në 70 milion euro, një shifër që është edhe më shumë nga sa duhet për ndërtimin e stadiumit, duke pasur parasysh që synimi i Federatës është ndërtimi i një stadiumi të kategorisë “Elitë”, që fillon me një kosto prej 1 500 eurosh për vend.


Studimi i mesëm i leverdisshmërisë është kthyer mbrapsh nga FSHF, tani kompania audituese dhe vlerësuese “KMPG” do të përpiqet bëjë një rivlerësim duke përfshirë disa nga kërkesat e FSHF-së dhe brenda rreth dy javësh do të mësohet se çfarë do të ndodhë me stadiumin e ri, historia e të cilit kalon edhe kohëzgjatjen e intrigat e çdo telenovele.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit