HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ndahet nga jeta Medin Zhega
nga AlbaniaSoccer   E martë, 12 Qershor 2012 01:00   pdfShtypEmail

medin_zhegaFutbolli shqiptar ka humbur një prej figurave te shquara ne te gjithë historinë e saj. Ish-futbollisti dhe trajneri i kombëtares shqiptare te futbollit Medin Zhega ka nderuar jete ne moshën 66-vjeçare. Zhega ndodhej ne spital prej një viti ne gjendje te rende pas një incidenti qe kishte pësuar ne Kanada duke dëmtuar një prej rruazave te shtyllës kurrizore.

Medin Zhega u lind në Shkodër në 31 janar 1946 dhe i shte një nga sulmuesit më të mirë të brezit të tij, duke fituar 2 tituj kampionë me Vllazninë dhe po 2 tituj me Dinamon, duke luajtur nga mosha fare e re deri 32 vjeç.ndërsa ishte një prej lojtareve me te njohur ne vend ne vitet 60-70 fillimisht. Me kombëtaren shqiptare debutoi në moshën 19-vjeçare madje edhe shënoi në një ndeshje ndaj Irlandës së Veriut në Tiranë.

Ne vitin 2000 mori drejtimin e Kombëtares duke e udhëhequr atë ne eliminatoret e botërorit 2002. Zhega ka drejtuar edhe skuadra te tjera ndërsa ka qene edhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i Federatës Shqiptare te Futbollit për një kohe te gjate. Ai ishte nderuar nga presidenti i republikës për kontributin e madh ne këtë sport me titullin “Mjeshtër i madh i punës”.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit