Miqesore/ Shqiperi-Moldavi 0-0 | ||||
|
Dyshen e sulmit nga minuta e pare, e bënin Salihi dhe Çani. Ky i fundit shpërdori një rast per te shënuar, qe ne minutën e pare. Ne 45-minutat e para, takimi ishte pothuaj i barabarte, me Shqipërinë qe ishte me ngacmuese ne sulm. Pas gjuajtjes se Bulkut te pritur nga portieri mik ne minutën e 35-te, tre minuta me vone ishte serish Edgar Çani qe me koke kërcënoi seriozisht portën moldave. Ne fillim te pjesës se dyte ndërrimet e bëra nga De Biazi sollën gjallëri në skuadrën tonë e cila për disa minuta mbajti nën presion kundërshtarët dhe rrezikuan disa here, por porta moldave mbeti sërish e paprekur. Sulmuesi i njohur Erion Bogdani, gjuajti nje kthese ne zone dhe ishte shume pranë golit. Ndërsa Cana, i ardhur nga radhët e mbrojtjes, e dërgoi topin ngjitur me shtyllën pingule. Kjo ishte ndeshja e fundit miqësore e kombëtares sonë, para nisjes se takimeve zyrtare eliminatore te kampionatit botëror Brazil 2014. Ne shtator, kuqezinjtë do te përballen ne Tirane me kombëtaren e Qipros dhe me pas do te luajnë ne Zvicër. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4821 |