HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Ne fokus/ Stadiumi "Qemal Stafa", asnjë problem me Slloveninë
nga AlbaniaSoccer   E diel, 14 Tetor 2012 19:22   pdfShtypEmail

QemalStafaStadiumTiranaFusha e stadiumit kombëtar Qemal Stafa që u rëndua gjatë ndeshjes me Islandën për shkak të reshjeve të shumta të shiut nuk do të krijojë asnjë problem për ndeshjen e të martës me Slloveninë.

‘Dranazhimin ajo fushë e ka në mënyrë të përsosur dhe ju do të shihni që  pas ndeshjes çdo gjë u tha. Punëtorët kanë hyrë dhe pothuajse kanë meremetuar gjitha defektet që kishte në fushë dhe tani po punojnë me rul. Besoj se fusha do të jetë në mënyrë të shkelqyer’, thotë Viron Bezhani, kryetar i Bordit të Sh.A të stadiumit ‘Qemal Stafa’.

Ndeshja me Slloveninë ndoshta mund të jetë e fundit që kombëtarja shqiptare do të luajë në stadiumin kombëtar Qemal Stafa pasi mendohet se pas kësaj sfide do të nisin dhe punimet për ndërtimin e stadiumit të ri, që duhet të ishte gati për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit