Itali/ Edgar Çani firmos per Katanian |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 24 Janar 2013 09:29 |  |  |  | |
Shqiptarët janë në modë në Serinë A. Pas kuqezinjve Cana, Bogdani, Ujkani e Kabashi, apo edhe Behramit e Xhemajlit që përfaqësojnë Zvicrën, një tjetër lojtar do të aktivizohet në elitën e futbollit italian. Ai është Edgar Çani. 24-vjeçari është transferuar zyrtarisht te Catania nga Polonia e Varshavës. Sulmuesi i Shqipërisë firmosi kontratë 3 vjeçare dhe do të qëndrojë me siçilianët deri në vitin 2016. Për lojtarin mbi 1 metër e 90 centimetra të gjatë, ky është një rikthim në futbollin italian, ku ka mbrojtur ngjyrat e Pescaras, Palermos, Ascolit, Padovas, Piacenzas dhe Modenas. Çani është prezantuar zyrtarisht nga drejtuesit e Catanias dhe ka nisur stërvitjen me skuadrën, ndërsa pret edhe transferimin ndërkombëtar për t’u aktivizuar me ekipin e ri. Dashuria e klubeve elitare italiane me shqiptarët duket edhe në interesin për të tjerë futbollistë. Jahmir Hyka është në bisedime për tu transferuar te Palermo. Mesfushori është kthyer në orbitën e klubit italian, pasi ka shkëlqyer te Luzerna në Zvicër. Ndërkohë, Igli Tare po punon për të afruar te Lazio talentin e U-19, Enis Gavazaj. Sulmuesi 17-vjeçar, që pritet të grumbullohet nga De Biasi për miqësoren me Gjeorgjinë, cilësohet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen.
 |