Ne fokus/ Hapa konkretë për Ligën Mbarëkombëtare | ||||
|
Nisin hapat konkretë për Ligën Mbarëkombëtare. Klubi i Prishtinës po punon për procedurat e regjistrimit në territorin shqiptar. Në Federatën Shqiptare të Futbollit janë ende në pritje të kërkesave zyrtare për të vazhduar me hapat e mëtejshëm. Që Prishtina apo Trepça të luajnë në Shqipëri, rregullorja e tanishme duhet të ndryshojë në disa pika. Sipas statutit aktual të FSHF-së, klubi nga Prishtina duhet ta isë aktivizimin nga kategoria e tretë, por, presidenti i skuadrës nënvijëzon mbështetjen nga federata dhe klubet elitare shqiptare për të qenë menjëherë pjesë e Superligës. Përsa i takon qytetit ku Prishtina do të ketë selinë asgjë nuk është vendosur. Aktivizimi i klubeve kosovare në Shqipëri cilësohet si një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një lige gjithëshqiptare. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4272 |