Kombëtarja/ Delegacioni kuqezi mbërrin në Oslo |
nga AlbaniaSoccer E premte, 22 Mars 2013 00:16 |  |  |  | |
Një avion çarter I nisur nga Shqipëria drejt Norvegjisë ka mbërritur në Oslo. Lojtarët kuqezi, stafi teknik me në krye italianin Xhani De Biazi dhe delegacioni I FSHF-së bashkë me gazetarë e tifoz nga Shqipëria janë akomoduar në hotelin “Radisson Blue”. Fillimisht kanë pushuar pak dhe më pas kanë drekuar për tu bërë gati më pas për seancën e fundit stërvitore në stadiumin ku do të luhet ndeshja. Përballë Norvegjisë, kuqezinjtë do të zbresin të premten në fushë në orën 19:00, për të provuar shancet që kanë për të mos dalë pa pikë nga ky takim I vështirë.
Altin Ngjela
 |