Xhani De Biazi/ Frikë nga mungesat për ndeshjen e qershorit | ||||
|
Është rikthyer në Shqipëri së bashku me stafin dhe skuadrën që drejton dhe menjëherë ka pranuar të japë një tjetër deklaratë për mediat. Trajneri italian Xhani De Biazi ka folur për të ardhmen e kuqezinjve dhe ka deklaruar se ka frikë nga mungesat e shumta që skuadra e tij llogarit për takimet e ardhshme. "Fitoren ndoshta nuk e prisnin, sespe do të luanim me një kundërshtar shumë të vështirë, megjithatë ne kishim bindjen se do ta arrinim një rezultat pozitiv dhe në fund ja dolëm. Morën tri pikë të vyera, që na mbajnë në garë për një kualifikim të mundshëm. Probmemi im imadh është se pas 75 ditësh, pak a shumë, do të riluajmë me Norvegjinë dhe do të kemi tri mungesa të sigurta, Lilën, Roshin dhe Canën dhe unë jam i shqetësuar për këtë. Ne mund t’i mundin përsëri, por gjithcka varet nga dëshira jonë për të bërë mirë. Duhet të jemi të përqendruar dhe ta përgatisim ndeshjen ashtu sic duhet si në nivelin fizik dhe në atë taktik", ka deklaruar pas mbërritjes në Shqipëri tekniku italian Xhani De Biazi. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4896 |