Besart Berisha vijon te shenoj rregullisht gola per skuadren e Brisbane Roar ne kampionatin Australian. Sulmuesi kosovar ka realizuar golin e pare ne fitoren 2-0 qe skuadra e tij mori ne shtepi ndaj Melbourne Heart. Berisha shenoi ne minuten e 12’ nga pika e bardhe e penalltise, goditje nga te cilat ai nuk gabon thuajse kurre e per kete arsye I besohen gjithmone atij. Brisbane mori nje fitore te rendesishme duke lene vendet e fundit ne tabelen e klasifikimit dhe duke u ngjitur ne vendin e peste me 32 pike te grumbulluara. Berisha vazhdon serine e ndeshjeve positive dhe tani ai eshte padiskutim lojtari me I rendesishem per skuadren australiane te Brisbane.
 |