Kombëtarja/ De Biazi piketon Armir Abrashin | ||||
|
Armir Abrashi është emri që mund ti shtohet kuqezinjve në një të ardhme të shpejtë. Një lajm të tillë e ka konfirmuar vetë presidenti i FSHF-së Armando Duka në një emision televiziv. Trajneri italian Xhani De Biazi ka takuar futbollistin e lindur në Zvicër, por me origjinë kosovare. I ka bërë një ftesë për tu bashkuar së shpejti me Shqipërinë dhe pritet përgjigja e 23-vjeçarit që më parë njësoj si dhe Migjen Basha ka luajtur për ekipet e moshave të Zvicrës përfshi këtu dhe atë U-21 me të cilën është aktivizuar në 13 ndeshje. Abrashi luan si mesfushor me tipare difensive dhe për trajnerin Xhani De Biazi ka vlera të mëdha. Për ta bërë atë kuqezi duhet marrë leja e FIFA-s njësoj si për rastin Basha por në FSHF kanë shumë shpresa se kjo lëvizje do të realizohet për të përforcuar edhe më tepër kombëtaren dhe për të bërë hapa të rëndësishëm për një të ardhme më të mirë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4937 |