Kombëtarja/ Për rinovimin e De Biazit vendos Norvegjia | ||||
|
Ndeshja e 7 qershorit kundër Norvegjisë pritet të përcaktojë jo vetëm të ardhmen e kombëtares shqiptare por edhe të ardhmen e teknikut italian Xhani De Biazi. Presidenti Armando Duka ka vendosur të ulet pas atij takimi me trajnerin e kombëtares për të diskutuar edhe një herë tjetër me të kontratën e re. Xhani De Biazi ka një marrëveshje me FSHF-në deri në përfundim të eleminatorëve për “Brazil 2014”, e cila skadon në muajin tetor. Për momentin palët janë të kënaqur me bashkëpunimin mes tyre dhe nëse kalohet me sukses edhe Norvegjia, rinovimi do të jetë një proçedurë formale. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4466 |