Armand Duka: Kualifikimi, sukses i rendesishem | ||||
|
Skuadra kombetare e femrave te Shqiperise ka zene vendin e pare ne grup pas perfundimit te turit te pare te ndeshjeve kualifikuese per ne Kupen e Botes, qe u luajten ne Malte. Pas barazimit ne takimin e pare ndaj Maltes, Shqiperia mundi Letonine dhe Luxemburgun duke siguruar nje vend ne fazen e dyte kualifikuese ne Grupe per Kampionatin Boteror. Nje sukses i vecante per futbollin e femrave i cili ka nje aktivitet te shkurter jetesor, rezultatet pozitive te te cilit jane pritur me shume krenari edhe nga Presidenti i FSHF-se, Armand Duka. "Eshte nje fillim i mbare, kur kujton veshtiresite me te cilin e filluam aktivitetin e futbollit te femrave brenda vendit duke i kushtuar nje vemendje te vecante edhe krijimit te ekipit kombetar te vajzave. Jemi shume te gezuar per kete sukses te rendesishem", u shpreh Presidenti i FSHF-se Armand Duka per Albaniasoccer.com. Per arritjen e ketij suksesi, merite kryesore ka e gjithe skuadra qe zhvilloi disa ndeshje shume dinjitoze si dhe stafi drejtues i trajnerit Altin Rraklli duke treguar vlerat e tij ne kolaudimin e skuadres ne nje kohe relativisht te shkurter. "Paraqitja e mire ne keto eliminatore, tregon punen serioze qe ka zhvilluar me skuadren trajneri Altin Rraklli dhe stafi i tij, si dhe tregon perkushtimin e vajzave te cilat kane merite te vecante ne kete arritje", vazhdoi Duka. Thuajse, me gjysmen e skuadres te perbere me vajza nga diaspora, Shqiperia ka shanse te bej histori ne ndeshjet e ardhshme eliminatore per Kampionatin Boteror. "Uroj qe kete sukses ta pasojne suksese te tjera ne ndeshjet e ardshme eliminatore" perfundoi prononcimin e tij Presidenti i FSHF-se Armand Duka. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4662 |