Ne fokus/ UEFA I kerkon FSHF-se te hape hetim ne prokurori | ||||
|
UEFA i ka kerkuar FSHF-se te hape nje hetim te gjere ne prokurori per dosjet e ndeshjeve si te dyshuara per trukim. Pas skandalit te publikuar ne media per dyshimet qe drejtesia ka per presidentin e Beses dhe disa ndeshje te dyshuara, tani ka reaguar UEFA. Keshtu ne takimin e para dy diteve ne Maqedoni, drejtuesit e UEFA-s kane keshilluar federaten tone qe te tregohet me e ashper me bastet. Madje europianet kane qene te drejtperdrejte teksa kane kerkuar qe FSHF çdo dosje apo fakt qe ka per punen e trukimeve ta çoje ne prokurori. “Eshte e kote qe nje ndeshje e parafiksuar te luhet. Kete duhet te beje çdo federate. Te bllokoje ndeshje te cilat nuk ka perse te lodhin tifozet. Çdo federate dhe FSHF-ja duhet te marrin çdo ndeshje te dyshuar qe dergohet nga sistemi “Radar” i UEFA-s dhe t’ia çoje per hetim si policise dhe prokuror-ise. Kjo e fundit do te hetoje per çeshtjen dhe te marre nje vendim perfundimtar per te denuar ata qe organizojne bastet siç beri prokuroria italiane me Calciopolin”, eshte shprehur Mishel Platini ne mbledhjen e 6 federatave ballkanike me prob-lematike persa i perket basteve te jashteligjshme. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5080 |