HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Kombëtarja/ De Biazi publikon 18 lojtarë kundër Norvegjisë
nga AlbaniaSoccer   E martë, 28 Maj 2013 19:36   pdfShtypEmail

Kombetarja-e-ShqiperiseDe Biazi ka nisur zyrtarisht përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të 7 qershorit me Norvegjinë në Tiranë. Nëse ndihmësit e tij kanë zbritur në terren prej disa ditësh me pak lojtarë, ai e ka nisur misionin “Norvegji” me një konferencë për shtyp në mjediset e FSHF-së, ku ka zbardhur edhe emrat e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për ndeshjen më kyçe të kësaj fushate kualifikuese. Ajo që bie në sy në listën e bërë publike të martën në mesditë nga italiani i pankinës kuqezi ka të bëjë me faktin se në të bëjnë pjesë vetëm 18 futbollistë, prej të cilëve 2 janë debutues me kombëtaren: Jurgen Gjasula dhe Azdren Llullaku, ndërsa ka edhe një rikthim, që është Admir Teli. Nga sa tha vetë De Biazi, listës në fjalë pritet t’i shtohen edhe emra të tjerë të rinj më 3 qershor, kur dhe do të kompletohet grupi në stërvitjet dhe grumbullimin disaditor që ka startuar në Durrës. Në këtë pjesë të dytë të listës bëjnë pjesë lojtarë, si Ergys Kaçe, Vullnet Basha dhe Amir Abrashi. Për këta dy të fundit nuk mund të flitet me siguri se mund të luajnë ndaj Norvegjisë, për shkak se janë në pritje të hapjes së dritës jeshile nga FIFA-së për të luajtur me Shqipërinë. Duke shpalosur strategjinë e tij për kualifikuesen e 7 qershorit, De Biazi ka nënvizuar se do të ketë në konsideratë lojtarët më në formë për ta kaluar me sukses Norvegjinë. Ai ka përsëritur se ka nën vëzhgim rreth 40 lojtarë, nga të cilët do të përzgjedhë në bazë të formës me klubet e tyre më të mirët, në funksion të llojit të ndeshjes dhe kundërshtarit. “Për ndeshjen me Norvegjinë kam afruar ata lojtarë që janë në formën më të mirë fizike, kur dihet se jemi në fund të kampionateve dhe lodhja e një gare të gjatë ka bërë të vetën. Po ashtu, në përzgjedhjen e lojtarëve marr parasysh edhe ato karakteristika që duhen te skuadra për ta përballuar kundërshtarin. Në lidhje me formacionin që do të paraqesim në fushën e lojës më 7 qershor, duke ditur se kemi disa mungesa të rëndësishme.
Kam idetë e mia në kokë, por asgjë nuk mund të jetë ende e qartë. Gjithçka do ta vendos pasi t’i shoh lojtarët në fushë, në seancat stërvitore që do të zhvillojmë,” – ka nënvizuar trajneri i kombëtares.

De Biazi kërkon të qëndrohet me këmbë në tokë, të frenojë euforinë e lojtarëve, por edhe të tifozëve, sepse kjo sfidë duhet marrë shtruar e me shumë përqendrim. “Ndeshja me Norvegjinë në Tiranë është mjaft e rëndësishme, por jo thelbësore për ecurinë tonë. Duhet të përgatitemi pa presion, të jemi të qetë dhe për këtë duhet të punojmë të gjithë, nga unë si trajner e deri te tifozët,”- vijoi De Biazi. “Norvegjia do të jetë më e motivuar në kthim, pas humbjes në Oslo”, – ka shtuar tekniku italian.

Në këtë konferencë për shtyp, e para në kuadrin e përgatitjeve për eliminatoren e radhës në Grupin E, trajneri italian i kombëtares u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për një rinovim të mundshëm të kontratës me kuqezinjtë. Gjithsesi, ai ka sqaruar se nuk është koha për të menduar për këtë gjë, pasi në derë është Norvegjia. De Biazi tha se do ta vlerësojë ofertën, me ta marrë një të tillë nga Federata Shqiptare e Futbollit, pastaj do të shprehet mbi të.

Ndeshja Shqipëri-Norvegji, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2014, do të luhet më 7 qershor në stadiumin “Qemal Stafa”, në orën 20:30. Kuqezinjtë renditen të tretët në Grupin E, në kuotën e 9 pikëve në pesë ndeshje të luajtura deri më tani, aq sa ka edhe Islanda. Grupin tonë e udhëheq Zvicra e me 11 pikë. De Biazi ka theksuar që ndeshjet duhen marrë një e nga një. “Të gjithë duam Brazilin, edhe unë e dëshiroj shumë, por s’mund ta mbajmë mendjen atje, kur ne jemi ende në mes të rrugës. Sepse nëse nuk ecim ndeshje pas ndeshje dhe humbim ndonjërën, do kemi shumë zhgënjim. Prandaj dua qetësi dhe të rrimë me këmbë në tokë…” – ka thënë ndër të tjera trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi.

Ja dhe lista e lojtarëve të publikuar
1.Samir Ujkani – Chievo
2.Etrit Berisha – Kalmar
3.Orges Shehi – Skenderbeu
4.Admir Teli – Qaraback
5.Debatik Curri – Genclebirligi
6.Mërgim Mavraj -Greuther Furth
7.Renato Arapi – Skenderbeu
8.Tefik Osmani – Teuta
9.Armend Dallku – Vorskla
10.Jurgen Gjasula – Duisburg
11.Migjen Basha – Torino
12.Ansi Agolli – Qaraback
13.Armando Vajushi –Litex
14.Ervin Bulku – Sepahan
15.Sabien Lilaj – Skenderbeu
16.Azdren Llullaku – Gaz Metan
17.Erjon Bogdani – Siena
18. Edgar Çani – Catania

SHQIPERI-Norvegji...kliko


busy
komente