Kombëtarja/ De Biazi : Ja pse thirra Llullakun e jo Sukajn apo Kapllanin | ||||
|
Numri një i stolit kuqezi ka sqaruar edhe grumbullimin e sulmuesit Azdren Llullaku dhe lënien jashtë të emrave të tjerë kandidatë në repartin e avancuar. “Llullaku është një sulmues që mund të luajë në krah të majtë, të djathtë, por edhe në qendër. Më shumë më nevojitet nga krahët, pasi në qendër ne kemi tre të tillë në kombëtare, si Salihi, Çani dhe Bogdani. Ky është argumenti pse kam lënë jashtë Sukajn apo Kapllanin, pasi të dy janë sulmues çentralë, aty ku ne kemi tri alternativa dhe një i katërt do ishte i tepërt", - ka sqaruar De Biazi, i cili ka shtuar se në repartin e sulmit nuk ka probleme mungesash, ndaj edhe nuk është parë e arsyeshme të bëhen shumë lëvizje. Salihi vijon të aktivizohet në kampionatin kinez dhe më 3 qershor do të jetë në listë. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4685 |