Kombetarja/ 50 mije kerkesa per nje bilete ne mbremjen e 7 qershorit | ||||
|
Luhet Shqiperi-Norvegji, nje ndeshje e rendesishme per te ardhmen e kuqezinjve ne fushaten eleminatore per endrren qe na dergon ne Brazil. Kerkesat per nje bilete ne Qemal Stafa jane te jashtezakonshme. Pak dite para se te hapen sportelet tifoze te shumte nga te gjithe qytetet e Shqiperise, tifoze nga Kosova e Maqedonia telefonojne cdo dite apo edhe trokasin ne deren e Federates Shqiptare te Futbollit per te rezervuar sasi te shumta biletash. Me teper se gjysma e kapacitetit te stadiumit, me teper se gjysma e biletave qe do te hidhen ne shitje jane te rezervuara nderkohe qe interesimi sa vjen e shtohet. Me disa llogari te bera nga interesimi treguar deri tani dhe ai qe pritet per ditet e ardhshme, kerkesat per nje bilete ne Shqiperi-Norvegji mendohet ti kalojne 50 tifoze. Federata e ka te pamundur te mundesoj kete sasi pasi stadiumi kombetar nuk ka me teper se 17 mije vende. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4096 |