HOT NEWS
Mungon ambulanca ne Shkoder,ndeshja fillon me vone... » Vazhdojne situatat qesharake ne Superligen shqipta...
Nderpritet ndeshja ne Kukes » Rreth minutes 60 ne pjesen e tribunes perballe ku ...
Lajmet e fundit para Flamurtari-Vllaznia » Lajmet e fundit qe vijne nga Vlora jane pozitive p...
Skenderbeu kampion, Terbuni dhe Bylis bien nga kat... » Ekipi i Skenderbeut te Korçes eshte shpallur kampi...
Partizani fiton ne Korçe dhe rihap kampionatin » Ekipi i Partizanit ka arritur te fitoje ne minutat...
Ndodhe edhe kjo ne Superiore » Ne ndeshje e sotme midis Terbunit dhe Bylis qe do ...
Kapllanaj:Federata po tallet me ne » Nuk ka te sosur polemika per qeshtjen Albi  A...
Stavri Nica dorehiqet » Pas barazimit ne Puke kunder Terbunit,trajneri i k...
Vangjeli ne perfundim te ndeshjes » Ishte nje gol vendimtar ne minutat e fundit.Mbajme...
Sabien Lilaj:Kundershtari po luan ashper » Ne perfundim te pjeses se pare mesfushori i korçar...
E martë, 26 Nentor 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Në fokus/ Shqipëri-Norvegji, FSHF në “hall” me politikanët, duan bileta për 7-Qershor
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Qershor 2013 14:03   pdfShtypEmail

bileta_per_ndeshjeSi asnjëherë tjetër më parë, institucionet e shtetit shqiptar kanë kërkuar pranë FSHF-së një numër të madh biletash për ndeshjen e 7 qershorit mes Shqipërisë dhe Norvegjisë. Jo vetëm ministra apo zëvendësministra, por fluks të madh kërkesash ka pasur nga gjykatat, prokuroria, drejtori të ndryshme dhe deri nga politikanë të veçantë të forcave të ndryshme politike. Por kërkesa të shumta ka pasur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, Parlamenti, Avokati i Popullit dhe nga shumë ambasada. Federata Shqiptare e Futbollit ka rënë në “hall” me një fluks të tillë, si asnjëherë tjetër më parë. Kërkesat kanë qenë më shumë se edhe në vitin 2004 kur u ndeshëm me Greqinë, apo kur Shqipëria është ndeshur në “Qemal Stafa” me Portugalinë, Holandën apo Francën.

Politika
Duke qenë kohë fushate, por edhe rëndësia që ka marrë ndeshja me Norvegjinë, ku të gjithë duan të jenë prezentë, shumë politikanë duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë sfidë, pse jo, duke lëshuar batuta dhe sloganet e tyre. Pritet të jetë i pranishëm edhe Kryeministri Sali Berisha, i cili, edhe për fitoren në Oslo përshëndeti i pari golin e Salihit. Për këtë ndeshje Qeveria Shqiptare ka vënë një premio ekstra, por vetëm në rast fitoreje, ndërkohë që institucioni përkatës, Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, do të japë superpremio vetëm nëse Shqipëria arrin të kualifikohet në Botëror.

Biletat
Federata Shqiptare e Futbollit ka marrë mbi 60 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen Shqipëri-Norvegji, që do të luhet më 7 qershor në “Qemal Stafa”, në një stadium që nuk mban më shumë se afro 17 mijë shikues. FSHF-ja është e detyruar të bëjë një seleksionim për të gjitha institucionet që kanë dërguar kërkesat e tyre, madje edhe ambasadat do të bëhen me planifikim, pasi është e pamundur të vijnë të gjithë, pasi e gjithë pjesa e tribunës do të mbushej vetëm me personalitete me kollare, duke i hequr të drejtën pjesës tjetër që dëshiron të shikojë këtë superndeshje.

Çmimet
FSHF-ja ka lajmëruar se biletat për ndeshjen me Norvegjinë, e cila do të luhet më 7 qershor, në ora 20:30, do të dalin në shitje më 4 qershor. Çmimet e tyre janë: 8 mijë lekë të reja në tribunën kryesore, 5 mijë lekë të reja në tribunat anash kryesores, 3 mijë lekë të reja D2 (përkarshi), 2 mijë lekë të reja D1 e D3 dhe 500 lekë të reja C e E-ja (anësoret). Edhe pse janë çmime të kripura për xhepat e shqiptarëve, sidomos në këtë kohë krize të thellë financiare, të gjithë duan të jenë të pranishëm në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” atë mbrëmje. Dalja në treg e biletave më 4 qershor, edhe pse me vonesë për të parandaluar tregun e zi, sërish mund të ketë abuzime, por edhe për këtë ka menduar federata, e cila nuk do t’i japë bileta shumë një personi, ndërsa persona të veçantë edhe do të skedohen me fotografi, për të parandaluar në maksimum abuzimet e mundshme. Ndërkohë, vendi i posaçëm për “Tifozët Kuq e Zi” do të jetë në qendër të vëmendjes, pasi pritet një dekor ekstra.


busy
komente