Kombëtarja/ Osmani e Curri në balotazh për mbrojtjen | ||||
|
Në balotazh për një vënd në mbrojtje janë dy futbollistë. Lorik Cana mungon i skualifikuar dhe Xhani De Biazit i duhet të gjej një partner për Mërgim Mavrajn. Gjatë ditëve të fundit ai ka provuar në stërvitjet që kuqezinjtë po zhvillojnë në Durrës disa variante por ende nuk është i bindur. Në balotazh me njëri tjetrin mbeten Tefik Osmani, lojtari i Teutës dhe Debatik Curri lojtar i larguar së fundmi nga Gencerbirligi. Italiani i kuqezinjve duhet të bëj zgjedhjen e tij me shpresën se do të gjej për Mavrajn partnerin e duhur në mbrojtje. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4252 |