Xhani De Biasi: Skuadra bëri ndeshje të mirë | ||||
|
Gianni De Biasi i vjen keq që Kombëtarja shqiptare e pësoi një gol që mund të evitohej në fund të ndeshjes me Norvegjisë, me të cilën barazoi 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin "Qemal Stafa" në Tiranë. Kuqezinjtë udhëhoqën deri në fund të takimit, kur e pësuan një gol, i cili ia mohoi dy pikë. "Është për keqardhje, pasi mund të fitonim me rastet që patëm, një të pastër në pjesën e parë dhe një në të dytën me Salihin. Ju krijuam probleme atyre, ne po rritemi. Mendoj se ne humbëm dy pikë, me atë që e dhamë në fushë", deklaroi trajneri italian pas ndeshjes. "Megjithatë, besoj që skuadra bëri ndeshje të mirë, dha gjithçka që kishte. E vetmja e keqe është që luajtëm në qershor, në fund të sezonit, ndërsa ata ishin më të freskët, sepse e kanë nisur sezonin para katër muajsh. Përgjithësisht jam i kënaqur me paraqitjen", vazhdoi De Biasi, i cili tha se në pjesën e dytë ekipi i tij pati një rënie, me ç?rast e pagoi këtë në fund. Ai e përmendi faktin se Shqipëria e ka pësuar vetëm një gol në tri ndeshjet e fundit, fakt të cilin e vlerësoi lartë, ndërsa shpreson që edhe në ndeshjet e ardhshme Kuqezinjtë të pësojnë pak gola. De Biasi beson se Shqipëria ka të ardhme të ndritshme, pasi ka grup të lojtarëve të talentuar, të cilët sipas tij mund të rriten dhe mund të japin gëzime edhe më të mëdha në të ardhmen për vendin. Ai ndihet mjaft i kënaqur me lojtarët që zbritën në fushë, duke i zëvendësuar mungesat, por e shqetëson vetëm forma fizike, e cila ndikoi në këtë rezultat. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4137 |