Kombëtarja/ Cana kërkon që De Biasit t’i vazhdohet kontrata | ||||
|
Lorik Cana ka thënë se Gianni De Biasi duhet të vazhdojë punën si trajner i Shqipërisë, edhe pasi t’i përfundojë kontrata. Madje, kapiteni i Kombëtares shqiptare ka sugjeruar që t’i ofrohet sa më shpejt rinovimi i kontratës, trajnerit italian. “Unë mendoj se De Biasi e di mjaft mirë se çfarë duhet të bëjë te Shqipëria dhe po bën një punë të mirë. Nuk mund ta gjykonim në fillim kur erdhi, por ai e përshtati shkëlqyeshëm shkollën italiane me situatën e futbollit tonë. Po bën një punë, e cila duket qartë edhe nga rezultatet që kemi arritur. Mendoj se duhet të vazhdojmë punën e nisur me të dhe mbase federata duhet të arrijë një kompromis që ai të rinovojë kontratën. Uroj që të ketë një marrëveshje mes dy palëve për vazhdimësinë”, ka thënë Cana në emisionin “Procesi Sportiv”, në “Top Channel”. Ndërsa, trajneri italian, i cili mori zyrtarisht drejtimin e Kombëtares në janar të vitit 2012, ka thënë se Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF), është ajo që duhet t’i ofroj kontratë të re. “Unë jam një punëmarrës dhe FSHF një punëdhënëse. Jam në pritje në lidhje me projektet dhe planet që ka federata. Ky institucion bën përzgjedhjet dhe merr vendime në lidhje me atë që i duket e arsyeshme se ka nevojë Kombëtarja. Unë jam një trajner që më skadon kontrata më 31 dhjetor dhe jam në pritje të asaj çfarë do të ndodhë”, ka deklaruar De Biasi. Prej ardhjes në krye të ekipit kuqezi De Biasi ka bërë një ndryshim të madh në organikë, me zëvendësimin e “veteranëve” me elementë të rinj dhe cilësorë. Madje, deri tani, skuadra ka arritur të befasoj në rezultate, duke u renditur e dyta në Grupin E. Cana nuk parashikon ndeshjet e radhës. Lorik Cana nuk ka dashur të parashikoj dy ndeshjet e ardhshme të Kombëtares shqiptare, që do t’i zhvilloj kundër Sllovenisë dhe Islandës, në shtator. “Nuk mund të bëj një parashikim për katër ndeshjet e mbetura të grupit, pasi janë të vështira dhe të hapura. Sigurisht që ne do hyjmë në fushën e lojës për të marrë tri pikët në secilën prej tyre. Shpresoj që gjithçka të shkojë sa më mirë. Mundësitë janë që të marrim 0 pikë, por edhe 12. Ka një diferencë të madhe, por nuk mund të bëj parashikime. Ne do të japim më të mirën tonë”, ka deklaruar mbrojtësi i Lazios. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4110 |