Barazimi i 7 Qershorit me Norvegjine e ndihmon Kombetaren Shqiptare te fitoje edhe nje pozicion ne klasififikimin e pergjithshem te FIFA-s per muajin e kaluar. Ekipi i drejtuar nga trajneri Xani De Biasi ngjitet keshtu ne vendin e 37-te te klasifikimit me 689 pike ne total, duke lene pas edhe kombetaren e Japonise, kampione ne fuqi e Azise. Ne krahasim me muajin e shkuar, Shqiperia ka humbur vetem nje pike, por duke pare humbjen e terrenit nga shume skuadra, kjo i ka ndihmuar kuqezinjte te regjistrojne nje tjeter arritje historike.
 |