Migjen Basha flet për Kombëtaren shqiptare, teksa thotë se Shqipëria ka shanse reale për në Botëror. Nëse kualifikohemi për në Brazil, do të na bëjnë një statujë në Shqipëri. Është e vështirë, por mund të shkojmë në "play-off". Nëse do të kualifikohemi, me kënaqësi do të heq dorë nga muaji i mjaltit. Jam te Torino dhe këtu ka përgjegjësi, që duhet t'i marr edhe unë përsipër. Kjo, edhe sepse është hera e parë që i përkas plotësisht një skuadre, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë që kur kam ardhur në Itali.
 |