Legjionarët/ Monako në gjurmët e Etrit Berishës, portieri shënon gol dhe barazon | ||||
|
Shoqëria e manjatit rus, Dimitry Rybolovlev, ka dërguar disa vëzhgues në vendin nordik për të ndjekur nga afër portierin e skuadrës së Kalmarit. “Sport Bladet” e ka kontaktuar personalisht portierin kuqezi, i cili nuk ka dashur të zbulojë asnjë detaj, duke theksuar se për momentin nuk ka asnjë lëvizje konkrete, por shtoi se ëndrra e tij është të luajë në një skuadër të madhe europiane. Në vijim, Berisha i është përgjigjur edhe pyetjes nëse ndihet nervoz kur luan përballë vëzhguesve të dërguar nga një skuadër kaq e rëndësishme, duke theksuar se paraqitja e tij është e njëjtë në çdo ndeshje edhe pse e ka të vështirë të përqendrohet kur e shohin të dërguar specialë. 24-vjeçari, i lindur në Prishtinë, është bashkuar me skuadrën e Kalmarit që në vitin 2008, por muajt e fundit, paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa skuadrave me emër në Europë. Ai u bë i famshëm kur fitoi edhe rolin e titullarit në portën e kombëtares shqiptare. Etrit Berisha shënon golin e barazimit në minutën e 80' nga pika e bardh e penalltisë (kliko-video) Set as favorite Bookmark Email this Hits: 4743 |