Zyrtare/ Etrit Berisha firmos per Lazion |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 29 Gusht 2013 14:08 |  |  |  | |
Goditja e veres persa i takon lojtareve shqiptare eshte bere. Te enjten ne Itali e kane bere zyrtare transferimin e portierit Etrit Berisha nga Suedia ne Rome tek skuadra e Lazios. Pas kembenguljes nga Igli Tare, drejtori sportive i lacialeve, Berisha ka lene Kalmarin dhe ka firmosur kater vite per skuadren e kryeqytetit Italian. Mediat italiane kane treguar se portieri do te marre rreth 2 milione euro ne kater sezonet e ardhshme. Ky lajm ka gezuar te gjithe shqiptaret qe tani do te shohin portierin e tyre te preferuar ne Serine A per nje skuader te madhe si Lazio.
 |