Legjionaret/ Kace percan greket e PAOK |
nga AlbaniaSoccer E mërkurë, 25 Shtator 2013 21:16 |  |  |  | |
Ergys Kace eshte personazhi i momentit. Nje numer i madh problemesh per te me greket e kane bere mesfushorin nga Korca ta gjeje veten pothuajse cdo dite ne mediat shqiptare dhe greke. Vendimi i PAOK per ta lene jashte skuadres futbollistin e talentuar ka sjelle nje rremuje ne Greqi. Trajneri i PAOK ka dale kunder klubit duke kerkuar rikthimin ne skuader te lojtarit . Huub Stevens, i cili nuk arrin ta zbertheje nje histeri te tille kunder djaloshit 20-vjeçar, ndaj te cilit vazhdon te ushtrohet nje presion i madh edhe pse ai ka dale hapur duke kerkuar falje per gjestin e tij. Sipas faqes se specializuar Sportdog.gr, Stevens i kundervihet shoqerise, duke e cilesuar te pakuptueshem vendimin per ta pezulluar lojtarin kuqezi. Tekniku beson se djaloshit i duhet dhene edhe nje mundesi, pasi eshte nje lojtar i ri dhe shume i talentuar.
 |