HOT NEWS
E enjte, 28 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
De Biazi: Une dhe Shqiperia do te rinovojme
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Tetor 2013 16:54   pdfShtypEmail

de-biazi-rinovonnNje dite pas barazimit ne Qipro dhe pas fundit te ediconit me Shqiperine, Xhani De Biazi ne konference per mediat ka treguar pothuajse gjithcka. Tani rinovimi me kuqezinjte duket afer dhe firma ne kontrate eshte ceshtje oresh. "Besoj qe do te firmos pasdite ose neser paradite. Oferta financiare nuk meka kenaqur, por pranova te vazhdoj projektin e nisur pasi ndjehem i lidhur edhe me futbollistet. Mund te konfirmoj qe nje pjese e futbollisteve nuk do te jene me pjese e ketij grupi, te cilin e mendoj me te vogel ne eleminatoret e Euro 2016. Qe tani e kam ne mendje grupin per eleminatoret e ardhshme. Nese do te isha zoti Duka do analizoja punen si individ. Mendoj qe jam nje njeri qe profesionalisht dhe emocionalisht e benmire punen e tij. Mund te beja zgjidhje tjeter ne disa momente te ndryshme por zgjodha Shqiperine. Mund te them qe kudo ku kam qene kam arritur objektivat. Nuk kam fituar champions league apo serine A pasi nuk kam patur makinen e duhur. Shqiperia ka qene nje Ferrari per pjesen e pare te sezonit, por me pas ndalesa ne bokse nuk shkoi si duhet. Ne kemi punuar ashtu sic kane bere te tjeret, p.sh. zvicra. Duhet te presim per te mare rezultatet pasi ata jane ketu per shkak te punes se bere ne vite. Kur takova zotin Duka ne dhjetor te 2011, objektivi ishte te ndertonim nje ekip qe vinte ne moment te veshtire. Objektivi ishte ndertimi i nje grupi te ri me synim per te ardhmen, por pa zhgenjyer ne keto eleminatore. E nisem ketu me 10 ndeshje zyrtare dhe miqesore ne 20 muaj pune. Kemi bere pune te mire dhe ishim matematikisht ne gare per vendin e dyte deri ne sfiden ndaj Zvicres. Mendoj se kjo skuader nuk ishte e pregatitur psikologjikisht per te arritur objektiva madhor. Por me shume me shqeteson fakti qe nuk arrijme te shenojme gola gje qe u pa edhe ne sfiden e fundit ndaj Qipros. Nese ne 4 ndeshjet e fundit do mernim pike atehere te gjithe do kujtonin nje skuader tjeter”, ka thene De Biazi ne konferencen per shyp.


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit