Miqesore/ Bjellorusi - Shqiperi 0-0 |
nga AlbaniaSoccer E premte, 15 Nentor 2013 19:17 |  |  |  | |
Ne ndeshjen e zhvilluar ne Akdeniz Stadion, te Antalias ne Turqi Shqiperia ka barazuar pa gola kunder Bjellorusise. Kuqezinjte, kane zhvilluar nje ndeshje pozitive, duke kerkuar fitoren edhe ne minutatat e fundit, teksa jane provuar ne formacionin e lojes edhe mjaft lojtare, per te testuar formen e tyre. Skuadra bjelloruse, ka patur shume mundesi ne pjesen e pare per te kaluar ne avantazh, nepermjet 11 metershit por portieri Etrit Berisha, ka arritur ta prese topin, duke e lene rezultatin te njejte.Nga ana tjeter, loja e skuadres shqiptare ka qene konstante dhe e shpejte, duke arritur shpesh ne zonen e bjelloruseve, madje edhe duke rrezikuar. Ne fillimin e pjeses se dyte, loja e kuqezinjve ishte me dinamike, deri ne momentin qe nisi seria e nderrimeve per te dyja skuadrat, e cila ne nje lloj menyre e prishi ekuilibrin ne fushen e lojes. Me gjithe deshiren e te dyja skuadrave s’ka patur mundesi per shenim ne pjesen e mbetur te ndeshjes. Ne perfundim te pjeses se dyte, gjithcka eshte mbyllur ne barazim pa gola 0-0. Kjo eshte ndeshja e fundit per vitin 2013, e Kombetares Shqiptare te futbollit.
 |