Armando Vajushi ka shenuar serish. Liteksi i ka dy yjet nga Shqiperia dhe kur nuk shenon njeri e ben tjetri. Ne mesjave shenoi Gjasula te shtunen ja ka dale Vajushi. Skuadra e Litekit ka shenuar nje tjeter fitore te rendesishme ne luften per titull duke mundur ne transferte skuadren e Slavias se Sofies per ti qendruar prane Ludogorets. Vajushi ka shenuar nje nga dy golat e fitores qe Liteks ka marre me rezultatin 1-2. Per te ky ishte goli i tete per shkodranin qe shume shpejt do ta shohi veten te kerkuar nga shume skuadra europiane.
 |