Skuadra perfaqesuesi ka filluar sot nga seancat stervitore ne Turqi. Para stervitjes se paradites u z hvillua nje mbledhje e stafit me te gjithe lojtaret ku u shpjeguan qellimi i ketij grumbullimi.
Te gjithe lojtaret moren pjese ne stervitjen e pare ne oren 11:00. Stervitja pergjithesisht ishte me nje ritem me te ulet per arsye se lojtaret vijne nga pushimet. Gjate kesaj seance stervitore u bene vrapime, ushtrime teknike, dhe goditje ne porte me koke dhe kembe.
Stervitja e dyte per diten e stome u zhvillua ne oren 17:00.
Ekipi zhvilloi nxemjen e zakonshme, dhe me pas u luajt ne kuadrat per rreth 15 minuta. Mbas disa ushtrimeve te ndryshme, ne fund u zhvillua nje ndeshje ku ekipi u nda ne dy grupe: Ekipi A: Hoxha, Gocaj, Pisha, Lila, Muca, Vila, Muzaka, Veliaj, Bakaj, Shkurtaj. Ekipi B: Mocka, Shoshi, Bicaj, Semina, Sefa, Mustedanagic, Roshi, Cikalleshi, Bala. Ekipi A fitoi me rezultatin 3-0 me dy gola te Bakaj dhe nje nga Muzaka. Nuk pati asnje demtim. Neser perseri dy séance stervitore, paradite dhe pasdite. Me date 6 Janar ekipi kombetar do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me ekipin e FC Adanaspor, qe do luhet ne oren 15.00 ne kompleksin sportiv te Hotel Papillon.
Gjithashtu stafi i ekipit kombetar ka planfikuar te zhvilloje nje ndeshje miqesore ne date 9 janar por kundershtari ende nuk eshte vendosur pasi po behen bisedime me disa ekipe te grumbulluara ne Turqi.
Media FSHF
 |