Shqiperia fiton kunder Katarit |
nga Administrator E diel, 29 Maj 2016 20:26 |  |  |  | |
Shqiperia ka fituar ndeshjen e pare miqesore kunder ekipit te Katarit me rezultatin 3-1. Kane qene lojtaret e Katarit te cilen kane kaluar te paret ne avantazh me ane te Fadlallah qe ne minuten e pare te ndeshjes. Mbrojtesit e kombetares tone kane qene te pa vemendshem dhe gjinden direkt ne disavantazh. Reagimi i lojtareve kuqezi ka qene i menjehershem duke krijuar disa raste per shenim me ane te Gashit, Lenjanit dhe Cikalleshit por pa arritur te barazojne. Goli i barazimit ka ardhur ne minuten e 23 me ane te Ajetit i cili ka shfrytezuar nje goditje nga kendi. Shqiperia ka rritur presionin dhe ne minuten e 40 eshte Lenjani qe shenon duke permbysur rezultatin. Pjesa e pare perfundon me rezultatin 2-1. Pjesa e dyte fillon me 3 zevendesime, ne vend te Cikalleshit aktivizohet Balaj, Sadiku per Gashin dhe Rashica per Lenjanin. Shqiperia eshte ne kerkim te golit te trete dhe Sadiku do ja arrije ate ne minuten e 64 me nje goditje nga jashte zone. Nerkohe ne minuten e 62 eshte aktivizuar edhe kapiteni Cana i cili ka zene vendin e Bashes. Pas shenimit te golit Shqiperia administron mire lojen duke u mbyllur takimi me rezultatin perfundimtar 3-1. Ndeshja e ardhshme miqesore e Shqiperise eshte me date 3 qershor ne Bergamo te Italise kunder Ukraines.
 |