Federata boterore e futbollit, FIFA, ka perditesuar klasifikimin e pergjithshem per ekipet kombetare. Shqiperia e drejtuar nga De Biasi renditet ne vendin e 37, duke u permiresuar me 5 vende. Shqiperia ka lene pas ekipe si Rusia, Suedia, Danimarka apo Serbia. Renditja kryesohet nga Argjentina e ndjekur nga Belgjika dhe Kolumbia. Permiresimi i Shqiperise, ne renditjen e pergjithshme, ka ardhe fale fitores kunder ekipit te Rumanise ne kampionatin europian. Ekipet rivale te Shqiperise ne eliminatoret e kampionatit boteror Rusi 2018 renditen: Spanja ne vendin e 8, Italia ne vendin e 10, Izraeli ne vendin e 76, Maqedonia ne vendin e 139 dhe Lihtenshteini ne vendin e 182.
 |