Fabio Hoxha: Me vjen turp te shkoj ne shtepi i pasuksesshëm! | ||||
|
Skuadra perfaqesuese e Shqiperise per U-17 zhvilloi takimin e pare per eliminatoret e Kampionatit Europian te ardshem dhe humbi me skuadren vendase, Hungarine 0-5. Sulmuesi kryesor I skuadres “kuq e ziâ€, Fabio Hoxha qe luan ne Itali me skuadren e moshave te Interit, mendon se nje humbje aq e thelle nuk ishte e merituar per skuadren, pasi pervec gabime te skuadres, golat nuk ishin shume merite e Hungarise.  “Ne zhvilluam nje loje te kenaqshme dhe voluminoze. Hungarezet arriten te konkretizonin gola fale gabimeve tona, qe praktikisht loja e futbollit ashtu te ndeshkon. Patem pak veshtiresi ne mesfushe, sepse nuk gjenim dot hapesirat e duhura, ndoshta edhe per merite te kundershtareve, por ne pergjithesi, mendoj se ne krijuam volum loje, por fatkeqesisht, pa rendimentin e duhur », u shpreh ne nje bisede per Albaniasoccer.com, Fabio Hoxha i cili e shpjegon humbjen aspak fatale per ekipin  «Nuk mendoj se duhet te demoralizohemi nga nje humbje. Eshte e rende, por ne kemi edhe dy ndeshje te tjera, me Sllovakine dhe Luksemburgun, dy ndeshje qe nese nuk gabojme dhe luajme rrjedhshem e konkretizojme aksionet tona, fare mire mund ti kthejme pozitive ne favorin tone. Ne kemi nje skuader te mire dhe po te luajme pa gabime mendoj se mund te arrijme rezultate pozitive », vazhdoi biseden etij sulmuesi i Shqiperise, i cili ne ndeshjen e djeshme aariti te godasi edhe shtyllen tranversale  « Pata je rast te mire per gol, por topi nuk hyri ne rrjete, preferoi tranversen. Ndoshta ne ndeshjet e rradhes kam me teper saktesi. Personalisht, per mua nuk  ka shume rendesi nese shenoj une apo shoket e skuadres. Rendesi ka te fitojme. Detyra ime eshte te shenoj, por edhe te pasoj por edhe te luaj per shoket e skuadres nese i shikoj te hapur, ndonese duhet konkretizimi final drejt portes me saktesi. Une nuk e mendoj dot vehten te shkoj ne shtepi me 0 ose 3 pike. Eshte disfate per mua. Une dua 6 pike dhe kualifikim », perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, sulmuesi i kombetares se Shqiperise U-17, Fabio Hoxha Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7285 |