Jurgen Mumajesi : Hungaria, eksperiencë e shkëlqyer pune dhe mësimi | ||||
|
Pas disfates se pesuar ne eliminatoret e kampionatit Europian per U-17, mbrojtesi i skuadres se Partizanit dhe ekipit perfqesues te moshes Jurgen Mumajesi, ka folur me superlative per periudhen e kaluar me skuadren, ndonese rezultatet nuk ishin aq premtuese. “Ishte nje eksperience e jashtezakonshme ato dite qe kaluam ne Hungari se bashku me skuadrenâ€, u shpreh per Albaniasoccer.com futbollisti Jurgen Mumajesi pas rikthimit nga turneu. Shqiperia i humbi te treja takimet, por megjithate ky eveniment ishte nje mesim pune per lojtaret dhe vecanerisht per djaloshin e ri te Partizanit. “Eshte e vertete qe i humbem te treja takimet, por mund te them se nuk zhvilluam lojera te keqija. Kundershtaret shfrytezuan me sukses gabimet tona qe ne takimin e pare ishin te shumta, por me pas loja jone erdhi duke u ngritur ne cilesi, Kam mesuar shume gjera qe jam i sigurte qe do te me ndihmojne ne te ardhmenâ€, theksoi Geni, i cili e admiron se tepermi punen qe ka bere trajneri Mema me grupin. “Mund te them fjalet me te mira per stafin drejtues dhe sidomos trajnerin Ardian Mema, prej te cilit kam mesuar shume gjera positive. Ai me ka treguar disa gjera fondamentale te cilat padiskutim do te jene shume ndihmese ne vazhdimesi te lojes sime si lojtar. Ai ka punuar shume pozitivisht me grupin e lojtareve, midis te cileve qarkulloi nje gjendje e kenaqshme shoqerore dhe miqesie, duke krijuar nje besim ne skuader, por ndese luajtem jo keq njeri me tjetrin, skuadrat e tjera treguan me kujdes ne nivelin e lojes se tyre duke na ndeshkuar. Megjithate, ne total ky ishte nje turne shume ndihmues, kam pershtypjen  jo vetem per mua por te gjithe lojtaretâ€, perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, lojtari i Partizanit U-17, Jurgen Mumajesi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7199 |