Ekskluzive / Ledio Pano: Treguam se kemi mundesi dhe zemer, por nuk kemi kushte | ||||
|
Ledio Pano, trajneri i skuadrave te moshave tek Partizani (datelindja 1996-97) u shpreh i kenaqur per ate qe djemte e tij treguan ne turneun e Kroacise - Adriatik Cup 2011. "Zhvilluam tre takime shume te vlefshme ne nje turne miqesor te zhvilluar ne Kroaci qe u be i mundur edhe nga nderhyrrja e ish futbollistit te Dinamos dhe Hajduk Split, Eduard Abazi. Ishte nje aktivitet i lodhshem dhe i ngjeshur, por me perjashtim te takimit te pare ndaj Dinamos se Zagrebit, ne zhvilluam lojera te forta", tregon trajneri i skuadres, e cila e ndjeu shume lodhjen gjate udhetimit 12-13 oresh. "Djemte ishin te lodhur pas asaj rruge disa oreshe dhe pas mberritjes ne mbremje, te nesermen ne 10.00 ne mengjez zhvilluam takimin e pare, ne nje kohe shume te ftohte dhe me ere. Nuk arrinte lodhja por nuk kishim as portier qe te luanim. U detyruam qe te merrnim borxh portierin e trete te Dinamos se Zagrebit qe mund te them se ishin nje ekip me i mire se ne dhe fituan 7-0. Jo per tu justifikuar, por udhetimi i lodhshem dhe i gjate, i ftohti, ndeshja e pare nderkombetare jashte Shqiperise si dhe te qenit pa portier ndikuan ne ate humbjen", vazhdoi Ledio prononcimin e tij. "Takimin e dyte e zhvilluam ne oren 14.00 ndaj NK Glavice. Zhvilluam nje ndeshje te shpejte dhe patem rrezikshmeri. Ishte nje loje e bukur per te dyja skuadrat. Ne pjesen e dyte patem shume epersi dhe rrezikuam disa here porten e tyre, por gjyqtari na nderpreu pese aksione rrresht me preteksin e pozicionit jashte loje, nderkohe qe ne situate shume me kontradiktore, kur lojtari kundershtar ishte 5 metra jashte loje, gjyqtari nuk akordoi asgje, por i la te lire te shenonin. Te them te drejten u shqetesova, por nuk mund te evitohej perkrahja e te qenit "vendali", tregon ish futbollisti i Partizanit. "Diten e shtune luajtem ne oren 10 te mengjezit me skuadren qe organizoi kete turne RNK Split, qe eshte filial i Hajdukut te Splitit. Mund te them se kjo ka qene ndeshja qe me te vertete femijet kane treguar vlerat e tyre te verteta. Gjithcka e bene ashtu sic duhej. Zbatuan me perpikmeri udhezimet, luajten me shume zemer dhe e vune kundershtarin ne presion dhe nuk e linin te organizohej duke e corientuar duke fituar 1-0. Patem shume vleresime po megjithe kete fitore te bujshme ne nuk mundem te vazhdonim me tej" theksoi Ledjo. "Perfundimisht, mund te them se ishte nje turne shume interesant qe pati shume vlera per djemte e ekipit per te cilet ishte hera e pare qe paraqiteshin ne nje eveniment te tille. Gjate takimeve ata treguan shpirt gare, organizim dhe nje fokusim per tu admiruar. Une pashe shume vlera tek keta djem qe nuk kisha arritur ti piketoja me pare. Me lojerat qe zhvilluam, treguam se ne kemi mundesi te perballemi denjesisht me skuadra te cilat qofte 14-15 vjecaresh drejtohen nga 2-3 trajnere, me masazhatore, me trajner atletik, me mjek etj, por nuk kemi kushte. Megjithate, mund te them se ne pergjithesi ishte nje turne shume pozitiv nga ana sportive por edhe nje vleresim te vecante dua ti jap Edi Abazit qe ndihmoi ne mundesimin dhe realizimin e pjesemarrjes sone qe u konkretizua edhe nga nje vizite ne stadiumin e Hajdukut, tek pame ndeshjen e Hajduk Split me Inter Zapr. qe perfundoi 0-0, ndeshje ne te cilen mesfushori i kombetares Ervin Bulku luajti si titullar", perfundoi Ledjo biseden e tij per Albaniasoccer.com ADRIATIK CUP 2011 16 EKIPE NE 4 GRUPE GRUPI A 1-DINAMO ZAGREB 2-RNK SPLIT 3-PARTIZANI TIRANA 4-NK GLAVICE GRUPI B 1-LOKOMOTIV MOSKA 2-NK VINODOL 3-NK ADRIATIK SPLIT 4-NK DINARA KNIN GRUPI C 1-NK ZADAR 2-ZELEZHNICAR SARAJEVO 3-NK ZMAJ 4-LOKOMOTIVA RIEKA GRUPI D 1-NK SHIBENIK 2-NK MOSTAR 3-NK ORKAN 4-NK ADRIATIK 2 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7151 |