HOT NEWS
E premte, 29 Mars 2024
  • Superliga
  • Kategoria 1
  • Kosova
Miqësore U-19 / Shqipëri – Qipro 2 – 2
nga Klevis Bejkolli   E mërkurë, 21 Tetor 2009 17:18   pdfShtypEmail

u-19Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërise dhe Qipros sërish nuk ka nxjerr asnjë fitues. Të dy trajnerët kishin bërë ndryshime nga ndeshja e parë miqësore e luajtur në Durrës. Në një fushë për tu pasur zili në “Ruzhdi Bizhuta” lojtarët e të dyjave skuadrave kanë zhvilluar një lojë mbi mesataren. Shqipëria kalon e para në avantazh pas një goli të shënuar nga kapiteni Hoxha me kokë ne minuten e 25-te. Pjesa e parë përfundon me fitoren e skuadrës tonë kombëtare. Në pjesën e dytë skuadra Qipriote është më kërkuese dhe arrin të barazojë në minutën 54-tër. Charambolos pas një sllaumi ka gjuajtur bukur dhe me intiligjencë dhe ka mposhtur portierin Gjergji i cili mbart dhe pjesën e tij të fajit në këtë gol. Goli i pësuar e ka zgjuar skuadrën tonë e cila i ka rritur sulmet në drejtim të portës Qipriote. Në minutën e 79-të Manuka pas dy triblimeve të bukura ka mposhtur portierin Kristof duke i dhënë sërish avantazhin Shqipëris. Kur të gjithë prisnin përfundimin e lojës dhe fitoren e Shqipëris ndodh ajo që ne Shqiptarëve s’na bënë më përshtypje pasi gjithmonë jemi ndëshkuar dhe vazhdojmë të ndëshkohemi në minutën e fundit të lojës.Pas një dalje amatoreske të portierit tonë skuadra Qipriote barazon me G.Filaktou. Në dy ndeshje të zhvilluara ndërmjet Shqipërise dhe Qipros nuk fitoi asnjëra duke u ndarë në të dy përballjet në barazim.

Shqipëri: Gjergji, Hoxha,  Pulaj,  Bishaj, Ruci, Vajushi, Mustafaj, Hasani,  Sadiku ( 57 Tushe), Beqiri ( 56 Koni). Manuka.

Trajner: R.Shehu

Qipro: Kristofi, Charalambos, Rochias, Teofanos,  Papadopulo ( 63 G.Filaktou), Sotiriou, Economau ( 60 Mikhail), E. Filakton,  Vasilu , Motidis, Panagaton.

Trajner: Z. Zouvanis

Shënues: Hoxha 25’, Manuka 79’, Charambolos 54’, G.Filaktou 90’

Gjyqtarë: Blendi Breshanaj.

 


busy
komente
 

Lajmet e Fundit

    Lajmet me te lexuara

      Komentet e fundit