Kampionati Kombetar U-19/ Kamza-Lushnja 2-4 | ||||
|
Në stadiumin e Kamzës është zhvilluar ndeshja e futbollit, ndërmjet skuadrave FC Kamza dhe FK Lushnja, e vlefshme për javën e 4-rt të Kampionatit Kombëtar të U-19, e cila është mbyllur me rezultatin 2-4 për lushnjarët. Topin e parë nga qëndra e kanë shkelmuar të rinjtë e Lushnjës. Loja ka nisur e vrullshme dhe me sulme e kundërsulme nga të dyja skuadrat. Rastet më të mira për shënim i kanë patur miqtë, të cilët kanë zhvilluar një lojë shumë të bukur, duke e vënë në vështirësi disa herë portierin vëndas, Gjokmeli. Që në minutën e 8-të, do të jenë miqtë që shënojnë, me anë të Cepa. Skuadra e të rinjve të Kamzës, është e paqartë në mbrojtje dhe reparti i mesfushës nuk ka funksionuar si duhet. Lushnjarët nga ana e tyre janë treguar më të zotë, duke e gjetur disa herë mbrojtjen vëndase të papërgatitur. Megjithatë dy sulmuesit kamzalinj, Karrosi e Mehmeti, kanë mundur të krijonë disa situate të vështira në mbrojtjen mike, e në njërën prej tyre kanë fituar edhe një penallti, të cilën e ka kthyer në gol Koleci. Me rezultatin e barabartë 1-1, është mbyllur pjesa e parë. Pas pushimit, do të jenë miqtë ata që kalojnë në avantazh. Kerci ka kaluar në gjysëmfushën e kamzalinjve, ka dhënë një pasim tek Cepa e ky ka futur në zonë. Bakiasi nuk ka nguruar, dhe ka shënuar një gol mjaft të bukur. Në minutën e 65-të, kamzalinjtë detyrohen të luajnë me dhjete lojtarë, pasi lojtari vëndas Valter Ferati, ka marrë edhe kartonin e dytë të verdhë, që automatikisht, ka marrë edhe të kuqin. Më pas, vëndasit, megjithëse me dhjete lojtarë, kanë mundur të reagojnë, duke e barazuar për të dytën herë rezultatin me anë të Mehmetit, edhe ky shënon një gol mjaft të bukur. Më pas tempi i lojës së vëndasve ka rënë, shkak edhe lodhja dhe si rezultat, miqtë kanë mundur që jo vetëm të kalojnë në avantazh, por edhe ta thellojnë, duke shënuar njëri pas tjetrit dy gola, me anë të Kurteshit dhe Shimës. Me rzultatin e thellë 4-2, lushnjarët kanë fituar tre pikë të arta në Kamëz, duke u ngjitur në kuotën e 5-pikëve dhe i largohen zonës së ftohtë. Ndërsa kamzalinjtë shënojnë humbjen e 4-rt, dhe mbyllin tabelën me 0-pikë.
Trajner: Fatmir Tare FK Lushnja: Harremi (Kap.), Mane (9` Shima), Sharka, Orhani, Mema, Qose, Hatija, Bakiasi, Kerci, Cepa, Kurteshi Trajner: Saimir Malko Gjyqtar Kryesor: Aldo Bame (Tirana) Asistent i Parë: Renato Hoxha (Tirana) Asistent i dytë: Engi Mustafa (Tirana) Vëshgues dhe i deleguar: Bujar Labinoti
Kartona të verdhë: 32’ e 65` Ferati (Kamza), 68` Qose (Lushnja) 76` Shima (Lushnja) Karton i kuq: 65` Ferati (Kamza) FC Kamza Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6025 |