Miqesore U-17/ Shqiperi-Slloveni 1-1 | ||||
|
Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja midis 17-vjeçarëve të kombëtares sonë me ate sllovene. Edhe kësaj here, skuadra kuq e zi ka dalë “huq” teksa në dy takime nuk ka marrë asnjë fitore. Të parët që realizuan ishin miqtë, që në minutën e katërt me anë të Zahoviçit. Për tanët barazoi shifrat kapiteni Marku në minutën e 24’ me anë të një 11-metërshi. Barazohen shifrat dhe tanët mund të marrin frymë lirisht. Rastet për shënim pas barazimit mungojnë, megjithatë rastin më të mirë të pjesës së parë për të kaluar në avantazh sërish e ka autori i golit për Sloveinë, Zahoviç, por goditja e tij grushtohet bukur nga Teqja. Në të dytën është Shqipëria që sulmon më shumë dhe i afrohet golit në minutën e 59’ me anë të Ymeraliajt, i cili nëse do të ishte treguar më i vëmendshëm do të kishte përfituar nga një kthim prapa i topit i mbrojtësve sllovenë tek portieri. Janë minuta që flasin më shumë për kombëtaren tonë, pavarësisht se nuk kanë shumë raste të pastra për të shënuar. Miqtë duken të dorëzuar dhe shumë rrallë sulmojnë. Tetë minuta nga fundi do t’i takojë Çekiçit të vërë në provë portierin mik, por gjuajtja e tij potente pritet mjaft mirë nga gardiani slloven. i gjithë takimi përfundon në shifrat 1- 1, me një Shqipëri që pati ngritje në lojën e saj, në krahasim me ndeshjen e zhvilluar para dy ditësh. Shqiperia : Teqja (Gjonikaj 55’), Jonuzi, Hakrama, Marku, Borshi (Kalaja 25’), Çekiçi (Murati 74’), Ymeraliaj (Vatnikaj 70’), Ymeraj (Bojaj 66’), Bardhi, Çema, Sinani Trajner : Xh. Mustadanogiç Trajner : M. Kostiç Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5719 |