Tragjedi/ Humb jetën futbollisti i Kukësit, Ilirian Thaçi | ||||
|
Një futbollist ka humbur jetën në Kukës, ndërsa luhej një miqësore mes ekipit vendas të 17-vjeçarëve dhe moshatarëve të tyre të Prizrenit. Ilirian Thaçi, 17-vjeçar i ekipit të Kukësit, u rrëzua në fushën e lojës e humbi jetën ndërsa transportohej për në spital dhe sipas mjekëve është goditur nga një atak në zemër. Futbollisti ri nuk ka mundur pra të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa nuk dihet sesa të shpejta kanë qenë veprimet për dhënien e ndihmës. Rastet e goditjeve fatale në fushën e lojës kanë qenë jo të rralla në sportin e futbollit dhe një nga tragjeditë më të fundit ishte ajo e futbollistit italian të Livornos, Piermario Morozini, i cili vdiq pasi u godit nga infarkti në stadium, ndërsa ndihma e shpejtë u vonua për shkak të bllokimit të hyrjes së stadiumit dhe mosardhjes në kohë të autombulancës. Në Angli, Fabris Muamba futbollisti i Boltonit, shpëtoi nga ataku në zemër pikërisht për shkak se ndihma e shpejtë u mor në kohën e duhur. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7114 |