Miqesore U-16/ Shqiperi – San Marino 2-0 | ||||
|
Ka nisur në Durrës, turneu për zhvillimin e moshave për U-16. Ky aktivitet, organizohet nga UEFA në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Në të, marrin pjesë skuadrat e Gjibraltarit, Lihtenshtejnit, Luksemburgut, San Marinos dhe Shqipërisë. Ndeshjet zhvillohen në dy fusha, në atë të stadiumit “Niko Dovana” në Durrës dhe Kompleksin e njohur “Tropikal” në plazh, ku edhe janë akomoduar të gjitha skuadrat pjesëmarrëse në turne. Në ditën e parë të Turneut, Gjibraltari kishte pushim. Shqipëria luajti në kompleksin “Tropikal”, kundër San Marinos. Ekipi shqiptar, bëri një paraqitje të mirë. Në pjesën e parë, ai arriti të shkonte shumë pranë golit por ka shpërdoruar mjaft raste për shënim. Në pjesën e dytë, futbollistët e Mustedanagic ishte më konkret dhe arriti të shënojë dy herë. Me anë të futbollistit Zeka ’45. Më pas ishte Hebaj ’66 që ka dyfishuar rezultatin e kësaj ndeshjeje. Shqipëria, dominoi gjatë gjithë takimit dhe ndeshja mund të përfundonte edhe më thellë në raport me rastet që krijoi. Sot në “Niko Divana” luhen ndeshjet San Marino – Lihtenshtejn, ndërsa Luksemburg – Gjibraltar, në kompleksin Tropikal. Shqipëria në ditën e dytë është pushim. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6434 |