Valmir Berisha ka fituar ‘Kepucen e Arte’ ne Kupen e Botes per 17 vjecaret. Ky kompeticion u zhvillia ne Emiratet e Bashkuara Arabe. Valmiri shenoi tre gola ndaj Argjentines U 17, per ti dhuruar Suedise vendin e trete dhe medaljen e bronzte ne Boteror. Berisha fitoi ‘Kepucen e Arte’ me shtate gola ne po kaq ndeshje duke bere per vete shume menaxhere dhe drejtore klubesh qe e kane ndjekur nga afer. Pavarsisht se Berisha eshte me Suedine e 17 vjecareve, Shqiperia ka ende kohe per ta bindur lojtarin e talentuar.
|