Ditmar Bici në dyshimë ndaj Azerbajxhanit |
nga AlbaniaSoccer E premte, 04 Shtator 2009 15:49 |  |  |  | |
Mbrojtësi shtatlartë Ditmar Bici është detyruar ta kaloj natën e djeshme në urgjencë. Ai ka pasur temperaturë si dhe të vjellura duke parë gjëndjen drejtuesit e kanë shoqëruar lojtarin nga Durrësi drejt Tiranës. Në urgjencë atij i janë aplikuar dy serume dhe i janë dhënë disa medikamente për ti pirë nga goja. Vetëm ditën e sotme ai ka lënë spitalin dhe i është bashkuar skuadrës në hotel “Lenordoâ€. Vetë mbrojtësi në linjë telefonike ka pohuar për Albaniasoccer se : “Sot kam lënë spitalin dhe i jam bashkuar skuadrës. Akoma nuk ndihem fortë mirë as në stërvitje skam dal. Dje kam kaluar një natë jo fortë të këndshme. Nuk e di ende nëse do luaj a jo nesër në përballjen me Azerbajxhanin pasi gjithcka do të varet nga gjëndja ime shëndetësore†ka përfunduar mbrojtësi i Tiranës.
Klevis Bejkolli
 |