Erando Karabeci: Do të luajmë për pike! | ||||
|
Kapiteni ekipit Shpresa Erando Karabeci në linjë telefonike për Albaniasoccer.com ka folur për gjëndjen e skuadrës si dhe objektivat e tyre në këtë përballje me kombëtaren U-21 të Austrisë. “Stërvitja e fundit shkoi mirë. U munduam të adoptoheshim sa më mirë me fushën për ta pasur më të lehtë për nesër gjatë ndeshjes. Skuadra gëzon një formë të mirë si dhe optimizmi mbizotëron tek të gjithë. Ndryshe nga ndeshja me Azerbajxhanin presioni nuk është mbi ne, por mbi ekipin Austriak dhe ne do mundohemi ta shfrytëzojmë sa më mirë këtë. Unë do të japë më të mirën në fushën e lojës për të mirën e skuadrës dhe jam optimist se ashtu do të veprojnë dhe gjithë cunat që do luajnë. Kemi ardhur ketu me objektivin per te fituar pike edhe pse Austria mundi Skocine ne nje ndeshje qe u dominua shumicen e lojes nga Skocezet. Mungesat e tre lojtarëve na kushtëzojnë paksa, por nuk ndryshojnë aspak objektivat tona†ka perfunduar prononcimin e tij kapiteni I U-21 Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6871 |