Klodian Semina prishe kontraten me qipriotet e Ermis Aradipou | ||||
|
Ish mbrojtesi i Gramozit ne kampionatin e fundit te kategorise Superiore si dhe pjestar i ekipit Shpresa te Shqiperise, Klodian Semina ka prishur kontraten me klubin qipriot te Ermis Aradipou. I kontaktuar ne linje telefonike nga Albaniasoccer.com vete lojtari ka pohuar se : “Pasi firmosa me Ermis Aradipou vetem disa dite me pas ne skuader ndodhen shume ndryshime, c’ka ndikoi negativisht jo vetem per mua, por per te gjithe te afruarit nga ish stafi i meparshem. Skuadra nderroi trajnerin dhe gjithe stafin e tij duke sjellur ne krye nje tjeter trajner. Trajneri i ri deshironte te kishte ne skuader lojtare qipriote duke na bere ne kete menyre presione per ate qe na priste. Duke pare kete situate jo fort te kendshme vendosa te prishja kontraten me to duke marre letrat dhe tani jam nje lojtar i lire”. “Kam tre oferta nga Kategoria Superiore, por me afer per momentin eshte skuadra e Vllaznise dhe ndoshta kete sezone do jem pjese e ekipit te qytetit tim edhe nga ku dola si lojtar”, ka perfunduar prononcimin e tij ekskluziv Semina per www.albaniasoccer.com. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7429 |