Ekskluzive/ Roland Peqini: Nje barazime ndaj Polonise do te ishte i pranueshem | ||||
|
Mbrojtesi i Dinamos Roland Peqini i grumbulluar me ekipin kombetar Shpresa ne Pogradec per dy ndeshjet eleminatore te Euro 2013 ne nje bisede ekskluzive per Albaniasoccer.com ka folur per ndeshjet e rradhes me Polonine dhe Moldavine si dhe per ekipin ku do te luaje ne sezonin 2011-2012. “Kemi tre dite qe jemi te grumbulluar dhe po vazhdojme rregullishte stervitjen. Trajneri Bushati po mundohet per te gjetur cdo kujt vendin e duhur dhe per ti dhene nje harmoni sa me te madhe lojtareve ne fushen e lojes. Ne perberje te skuadres ka lojtare shume te mire dhe mendoj se te gjitha repartet jane shume te kompletuara”. “Ndeshja e pare do na vere perballe nje kundershtari mjaft te forte si Polonia ku dhe barazimi do te ishte i pranueshem. Ne ndeshjen e dyte do te kemi nje perballje me Moldavine e cila kohet e fundit ka bere progres ne futboll dhe nuk eshte me ai ekip modest qe ka qene para ca vitesh, por pavaresisht kesaj ne nuk duhet ta diskutojme fitoren me Moldavine. Nje katerpikesh ne keto dy ndeshje do te ishte i pranueshem, por nese arrijme te marrim gjashte do te ishte e mrekullueshme.” “Kam pasur nje oferte konkrete nga drejtuesit e Tomorrit, por ende skam vendosur gje. Oret qe vijojne do te jene vendimtare per ekipin qe do te zgjedhe per te luajtur ne sezonin 2011-2012. Zgjedhja ime e pare do te ishte Dinamo, por keshtu si po vejne punet me duket shume e veshtire per te qendruar me te blute megjithese zemra me rreh forte per kete skuader, por ne jemi profesioniste dhe luajme ku na ofrohen kushtet me te mira te punes”. Klevis Bejkolli Set as favorite Bookmark Email this Hits: 6551 |