U-21/ Skender Gega, shpall listen e turneut ne Austri 21-25 Maj | ||||
|
Në listën e teknikut Gega nuk kanë munguar surprizat dhe numri i madh i futbollistëve që militojnë në liga të ndryshme jashtë Shqipërisë. Në fakt, vetëm 13-lojtarë aktivizohen në kategoritë e ndryshme vendase, ndërsa Dinamo me tre elementë dhe Tirana, Teuta e Vllaznia me nga dy janë skuadrat më të përfaqësuara. Gjithashtu për këtë aktivitet janë grumbulluar edhe lojtarë nga Kukësi që arriti ngjitjen historike në elitë, Besa që do të luajë në “play-off” për një vend mes më të mirëve dhe Partizani që fitoi të drejtën të luajë në Kategorinë e parë. Mes talenteve që luajnë jashtë Shqipërisë, spikat grumbullimi i shqiptarit nga Maqedonia, Gjelbrim Tahipit i Shkëndijës së Tetovës, djali i teknikut të U-19, legjendarit Foto Strakosha, 16-vjeçari Dhimitri Strakosha, një portier me shumë të ardhme e që do të transferohet te Lacio, si edhe katër futbollistë kosovarë, mes të cilëve Leotrim Gashi i Okserit, Mërgim Bajraktari i Tunit dhe Agoni Sallaj i Nojshatel Ksamaksit. Lista e ekipt kombetar U-21 per turneun ne Austri 21-25 Maj Trainer: Skender Gega Zv.Trainer: Genti Mahmuti Trainer i Portiereve: Gut Tafaj Fizioterapist: Xhafer Koci Mjeku: Perli Rusi Stivi Frasheri Bylis Leotrim Gashi Auxerre Xhino Sejdo Tirana Agonit Sallaj Zvicer Alfred Delliallisi Teuta Albi Dosti Teuta Edon Hasani Vllaznia Bekim Bala Tirana Fabio Hoxha Varese Mergim Bajraktari F.C Thun Bruno Dita Dinamo Dhimtri Strakosha Panionios Elvis Prenci Kukesi Arbnor Fejzullahu Besa Antonio Marku Dinamo Shpend Matoshi F.C Chiasso Gjelbrim Tahipi Shkendia Tetove Fatmir Hysenbelliu Bari Ariel Shtini Dinamo Gers Delia Zejtun Corinthias Idriz Batha Partizani Sindri Guri Vllaznia Kristo Merko Xanthi Set as favorite Bookmark Email this Hits: 7776 |