Euro (Under 21) - Group 4 / Shqipëria humbet 1-4 me Bosnje Hercegovinën | ||||
|
Kombëtarja U-21 ka pësuar humbjen e dytë në fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2015 të kësaj grupmoshe, për llogari të grupit 4. Pasi është mundur në “Niko Dovana” para pak ditësh me rezultatin 2-1, kësaj here ka humbur në transfertë me Bosnje Hercegovinën, 4-1.Kuqezinjtë e trajnerit Skënder Gega kanë vijuar të mos paraqesin një fytyrë shpresëdhënëse në këto kualifikuese, duke mbetur vetëm në kuadrin e disa veprimeve individuale të lojtarëve. I tillë ka qenë edhe goli i nderit për tanët, shënuar në kohën shtesë të pjesës së parë, që ka për autor Fabio Hoxhën.Formacioni i ekipit tonë Shpresa ka pasur pak ndryshime nga ai anti-Hungari, pavarësisht se Gega kishte paralajmëruar të kundërtën. Kuqezinjtë tanë mbeten në kuotën e zero pikëve. Set as favorite Bookmark Email this Hits: 5763 |