Shpresat e Shqiperise barazojne me Greqine |
nga Administrator E premte, 25 Mars 2016 12:06 |  |  |  | |
Kombetarja U-21 e Shqiperise ka barazuar me rrjeta te paprekura kunder homologeve te tyre grek. Ndeshja eshte luajtur ne stadiumin Elbasan Arena, ku kane qene te pranishem nje numer i madh tifozesh. Pavaresisht deshires te madhe qe lojtaret e kombetares tone kishin per te fituar ndeshjen, ndeshja ka qene pa shume raste dhe eshte mbyllur me rrjeta te paprekura. Me kete barazim Shqiperia mban vendin e dyte me 9 pike ne 7 ndeshje te luajtur deri tani. Ndeshja e ardhshme e U-21 tane eshte po ne Elbasan Arena kunder Hungarise me date 28 Mars ora 20:00.
 |